2015-04-16 11:22:00

Benedikti XVI mbushi 88 vjet. Françesku e uron “Gëzuar”


Benedikti XVI mbushi sot 88 vjeç. Ditë që Papa i nderit po e kalon në manastirin “Mater Ecclesiae” në Vatikan, ku jeton në lutje, pas dorëheqjes nga shërbesa papnore. Shumë urime, edhe përmes rrjetit shoqëror, po i arrijnë Jozefit Ratcinger. E sot paradite Papa Françesku ia kushtoi Meshën e mëngjesit në Shtëpinë e Shën Martës, pikërisht paraardhësit të tij, duke i bërë edhe urimet e rastit:

“Dua të kujtoj se sot është ditëlindja e Papës Benedikti XVI. Ia ofrova Meshën e ju ftoj edhe ju të luteni për të, që Zoti ta ndihmojë e t’i japë shumë gëzim e lumturi”.

 I 265-ti Papë i Kishës katolike e ipeshkëv i Romës nga 19 prilli 2005 deri më 28 shkurt 2013, i shtati gjerman, sot Papë nderi, Joseph Ratzinger  lindi më 16 prill 1927 në Marktl të Gjermanisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.