2015-04-16 16:11:00

Armeni. Patriarku i Antiokisë bashkon zërin me Papën: ishte genocid


 "Genocid”: patriarku siriak i Antiokisë dhe ipeshkvi i Armenëve  të Halebit, e thanë edhe ata fjalën “e ndaluar” nga Turqia, shqiptuar nga Papa Françesku për të përshkruar masakrën e armenëve nga otomanët, një shekull më parë. E bënë këtë gjatë lutjes për paqen, së bashku me ipeshkvin ndihmës të Romës, imzot Matteo Zuppi, kremtuar në Kishën e Zojës së Maleve, kushtuar të gjitha zonave ku ka luftë e dhunë, viktima të të cilave janë, në shumicën e rasteve, të krishterët: nga Siria, në Irak; nga Ukraina, në Tokën Shenjte; nga Libia, në Jemen; nga Nigeria, në Sudan.

Patriarku siriak i Antiokisë, Ignace Youssef Younan, kujton “genocidin” e kryer nga perandoria otomane mbi armenët e siriakët, kaldenjtë e asirët, si popuj e si të krishterë.  

I bën jehonë ipeshkvi i Halebit, imzot Boutros Marayati, duke kujtuar “genocidin” e kryer nga turqit kundër armenëve dhe ikjen e tyre drejt Halebit prej nga sot, njëqind vjet më pas, detyrohen të ikin përsëri, të ndjekur pas nga dhuna e terroristëve fundamentalistë islamikë të Isis.








All the contents on this site are copyrighted ©.