Në mbarim të audiencës së përgjithshme, mbajtur sot paradite në Vatikan, Papa Françesku
përshëndeti disa anëtarë të familjes, burrin dhe njërën vajzë të Asia Bibit, gruas
së krishterë pakistaneze të akuzuar për blasfemi e për këtë arsye të dënuar me vdekje.
Së bashku me avokatit e tyre mbërrin dje në Romë nga Pakistani, me ndihmën e organizatës
CitizenGO, për t’i kërkuar Italisë dhe Evropës mbarë të ndërhyjnë e të bëjnë gjithçka
për ta liruar gruan e burgosur.
“Që gjashtë vjet, gruaja ime, Asia Bibi është e burgosur, por është e pafajshme, situata
është e keqem kërkoi ndihmë nga Italia e nga Evropa”. Zëri i Ashiq Masiq është i ultë,
gati gati një pëshpëritje, por i vendosur, kur flet për vuajtjet e gruas së tij Asia
Bibi, për vuajtjet e familjes së tij, e të tërë komunitetit të krishterë pakistanez
të munduar nga dhuna. Ashiq Masiq gjendet në Romë me njërin prej pesë fëmijëve, vajzën
Eisham, 15 vjeçe, e cila me emocion përshkon faktet e ngjarjes që sollën në arrestimin
e nënës, vetëm pse pati diskutuar me disa gra tjera, një diskutim i ndezur ky, që
asaj si e krishterë, nuk i falet. As burrin e saj Eisham nuk e kanë falur, e edhe
ajo, vetëm 9 vjeçe, qe rrahur së bashku me nënën Asia Bibi, nga ata që donin t’u impononin
konvertimin në islam. Sot familjarët e Asi Bibit, kërkojnë prej nesh t’i lutemi Hyjit
që t’i ndihmojë të qëndrojnë besnik e të fortë në fe, për lirimin e Asia Bibit dhe
për rivendosjen e paqes e të harmonisë në Pakistan.
All the contents on this site are copyrighted ©. |