Duke shfletuar kalendarin, sot më 15 prill Kisha përkujton Shën Anastasinë, martire
e shekullit të parë. Së bashku me Vasilikën apo Basilisën bëhet nxënëse e apostujve
Pjetër e Pal. Me to është edhe matrona romake, Luçina.
Të tria patën rol të njëjtë me “gratë e përshpirtshme” që ndoqën Jezusin në Udhën
e dhimbshme të Kryqit, deri mbi Klavar, për ta varrosur pastaj korpin e Shëlbuesit.
Anastasia, Valisilika e Luçina i qëndruan pranë deri në frymën e fundit princin e
Apostujve, shën Pjetrit si dhe apostullit të popujve, shën Palit, duke i varrosur
edhe trupat e tyre të martirizuar për shkak të fesë në Krishtin.
Shën Anastasia, së bashku me dy shoqet e veta, e varrosi trupin e shën Pjetrit Apostull
jo larg cirkut të Neronit në Romë, tek këmbët e kodrës romake Giangikolo, ku sot lartohet
bazilika që mban emrin e Tij. Ndërsa shën Pali u varros në një nga pronat e Luçinës,
buzë Tiberit, gjatë rrugës romake, Ostiense.
All the contents on this site are copyrighted ©. |