2015-04-15 13:47:00

Dy fjalë për vërejtjet e Erdogan mbi Meshën e Papës për armenët


Kremtimi i kryesuar nga Françesku më 12 prillin e kaluar në Bazilikën e Vatikanit me rastin e njëqindvjetorit të “martirizimit armen”, u prit me shumë rezerva nga Presidenti turk, Rexhep Erdogan. Papa, duke cituar tekstualisht Deklaratën e Përbashkët, nënshkruar më 2001 nga Gjon Pali II  dhe Karekini II, foli për masakrën e armenëve, nisur më 1915, që u quajt përgjithësisht “genocidi i parë i shekullit XX” dhe uroi të rifillojë udha e pajtimit ndërmjet popullit armen e atij turk. Në këtë kontekst duhet kujtuar se vetë presidenti Erdogan, pavarësisht nga kritikat e forta, pati përsëritur propozimin drejtuar Armenisë për krijimin e një komisioni të përbashkët historianësh, për të studiuar arkivat e të dy vendeve lidhur me këtë çështje.








All the contents on this site are copyrighted ©.