2015-04-13 17:47:00

Universiteti Lateranens: marrëveshje me mësues fetarë shiitë


Rektori i Universitetit Lateranens, imzot Enrico Dal Covolo, i shoqëruar nga nunci apostolik në Iran, imzot Leo Boccardi, nënshkroi të shtunën në Iran, një marrëveshje me kancelarin e Universitetit të Studimeve Fetare në Qom, Seyed Abolhassan Navvab. Marrëveshja parashikon organizimin e një takimi të përbashkët në fillim të Jubileut të Mëshirës. Në muajin dhjetor, në Romë, profesorë të Lateranensit dhe ata të Universitetit të Qom-it do të mblidhen për një reflektim të përbashkët mbi teologjinë e mëshirës në krishterim e në myslimanizëm.

Shkëmbim përvoje edhe për studentët

Gjithashtu, me rastin e Vitit Shenjt, studentët e dy universiteteve do të shkëmbejnë përvojën e tyre, në një dialog ndërfetar e bashkëpunim të ndërsjellë, që do t’u sjellë fryte të dyja palëve. 








All the contents on this site are copyrighted ©.