2015-04-13 18:48:00

Hilari Klinton, kandidate për zgjedhjet presideciale 2016


Do të jem “paladine” e amerikanëve. Me këto fjalë, dje, Hilari Klinton shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale 2016. Gruaja e ish-presidentit Klinton mund të jetë femra e parë, që zë kolltukun e Shtëpisë së Bardhë. Fushata e saj zgjedhore do të fillojë të martën e ardhshme nga shteti i Iowa-s.

         Edhe mënyra e komunikimit të kandidaturës me anë të një videoje në Facebook, një tweet-i dhe një e-maili, tregon se kohët kanë ndryshuar që nga presidenca e të shoqit, 20 vjet më parë, por edhe se Hilari dëshiron të paraqitet si përfaqësuese e një epoke të re. Pak fjalë, por të mirëpërcaktuara: solidare me familjet e pakicat, një dorë për ata, që vuajnë nga kriza ekonomike dhe nga pabarazia shoqërore. Sondazhet e para i rezervojnë 60% të votave, ndërsa republikanët e kanë kundërshtuar kandidaturën, duke thënë se me të, do të ishte “një mandat i tretë i Obamës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.