2015-04-10 16:16:00

Me mijëra refugjatë afrikanë të rrethuar nga grupe të armatosura në Jemen


Lufta në Jemen nuk kursen askënd: prej shumë muajsh, afër 4.200 eritreianë e etiopianë e afër 5 mijë somalë, të regjistruar e nën përgjegjësinë e Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët, janë braktisur në qytetin Sànë, janë të rrethuar nga grupe kriminele apo njerëz të armatosur që rrëmbejnë e rekrutojnë persona të pafajshëm në forca të ndryshme ushtarake. Të shumtë janë refugjatët që zhdukën pas lënë asnjë gjurmë. Dom Mussie Zerai, themelues e president i agjencisë Habeshia, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar përmes mikrofonin të RV:
"Një grup refugjatësh të Eritresë, Etiopisë e Somalisë gjenden të rrethuar brenda një zone lufte në brendësi të qytetin Sanë dhe kërkojnë të evakuohen, të mbrohen, sepse në këtë moment, ata janë viktima të sulmeve nga çdo anë, të grupevekriminale e edhe milicëve që i kanë sekuestruar, të cilët i marrin kundër vullnetit të tyre në luftime . Kjo është situata që po përjetojnë. Janë refugjatë të ikura nga Eritrea, Etiopia e Somalia, të cilët kërkojnë një zgjidhje të situatës aktuale dramatike, presin të lirohen.
Atë që ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar është të gjendet një Shtet që mund t’u japë këtyre njerëzve mikpritje e mbrojtje: e kemi fjalën për njerëz që janë refugjatë e kërkojnë azil, sepse nuk mund të kthehen më në Vendlindjen e tyre, prandaj lypet një Vend që mund t’u ofrojë pritjen dhe mbrojtjen. Këtyre ditëve, shohim se si, çdo Shtet është duke evakuuar qytetarët e vetë, mirëpo refugjatët që përmenda, rrezikojnë të mbesin të braktisur e asnjë ndihmë. Thirrja jonë është që të ketë sa më të shpejt një përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos për t’ua shpëtuar jetën këtyre njerëzve". 








All the contents on this site are copyrighted ©.