2015-04-09 10:31:00

Thirrja e Papës: Zoti i mbroftë fëmijët nga i Keqi


Zoti i mbroftë fëmijët nga i Keqi. Kjo qe thirrja e Papës Françesku në audiencën e djeshme të përgjithshme, gjatë përshëndetjeve në gjuhën arabe. Nga Sheshi i Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë kujtoi dramën e fëmijëve-ushtarë, viktima të luftës e të persekutimit.

         “Fëmijët janë shpesh viktimat e para të problemeve familjare, të konflikteve, të luftrave dhe të persekutimeve. Të lutemi për të gjithë fëmijët e vuajtur, duke i kërkuar Zotit t’i ruajë nga çdo e keqe, të zgjojë ndërgjegjen e fjetur e t’i ndryshojë zemrat e ngurta, që asnjë fëmije të mos i mungojë dashuria dhe kujdesi. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët dhe i mbroftë nga i Keqi!”, qe thirrja e Papës.








All the contents on this site are copyrighted ©.