2015-04-08 14:31:00

1500 xhihadistë tunizianë, gati të sulmojnë Libinë


Libia, gjithnjë e më tepër në kaos. Krerë të rëndësishëm të koalicionit islamik libian Alba, kanë lënë Tripolin për t’u strehuar në Turqi. E ndërsa punohet për formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar, rreth 1500 xhihadistë tunizianë, të stërvitur në kampet e pranishme në vend nga grupi Ansar al Sharia, janë gati për të sulmuar vetë Libinë. Vendi është ndarë në tri pjesë: filoislamikët në Tripoli, seli e parlamentit të njohur nga bashkësia ndërkombëtare; milicitë më integraliste, në Bengasi: e asambleja në Tobruk. Mbi të gjithë, prania e degës lokale të të ashtuquajturit Shtet Islamik, i cili avancon drejt bregdetit e synon Evropën.

         Në këtë kuadër, bashkësia ndërkombëtare po përpiqet të ndërmjetësojë për formimin e qeverisë së bashkimit kombëtar. Liderët e koalicionit Alba, që janë larguar për në Turqi, nuk janë dakord me krerët e ushtrisë libiane, që tashmë ndodhen në jug të kryeqytetit, pas ofensivës së filluar muajin e kaluar.








All the contents on this site are copyrighted ©.