2015-04-07 16:55:00

OKB-ja: në Yarmouk, katastrofë humanitare. Të shpëtohen civilët


Janë konfuze e të pakonfirmuara lajmet, që vijnë nga kampi i refugjatëve palestinezë në Yarmouk, në portat e Damaskut, në Siri, ku civilët gjenden të mbërthyer në mes të bombave qeveritare të Asadit, nga njëra anë, dhe luftimeve ndërmjet forcave rebele e xhihadistëve, nga ana tjetër. Gjatë ditëve të fundit, Fronti terrorist Al Nusra dhe Shteti Islamik kanë shtënë në dorë rreth 80% të kampit. Flitet për ekzekutime pa gjyq, për rrëmbime, por edhe për prerje koke të palestinezëve, që mbrojnë zonën. Organizata humanitare “Save the children” denoncon se në kamp ndodhen së paku 3.500 fëmijë, që ka rrezik të vriten ose të plagosen. Këshilli i Sigurimit i OKB-së po punon për të siguruar të paktën hapjen e një korridori humanitar.








All the contents on this site are copyrighted ©.