2015-04-06 15:19:00

Kuriozitet: Dhurata e Papës berberit të të pastrehëve


Papa i dhuroi një vezë Pashkësh (prej çokollate, kuptohet), berberit të të pastrehëve Marco Patton, vullnetar  në “Rrojtoren e Françeskut”, fare pranë Vatikanit.

Pasi shërbeu disa të hëna me radhë në  këtë “Rrojtore”, duke qethur e duke rruar të pastrehët, që sillen rreth mjediseve të Shën Pjetrit, berberi vullnetar trentinas erdhi përsëri, në prag të Pashkëve, për të vijuar shërbimin. E pikërisht në këto ditë feste në “Rrojtore” trokiti edhe lëmoshtari i Atit të Shenjtë, imzot Konrad Krajewski, me një vezë të madhe prej çokollate e me ftesën e dyfishtë: të marrë pjesë në Meshën e Pashkëve e të shkojë edhe në pritjen e së mërkurës. “Nuk u besova syve, tha më pas me emocion të thellë Marco Patton. Kurrë në jetën time nuk më ka bërë kush për Pashkë një dhuratë më të pëlqyer e më të çmuar”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.