2015-04-04 18:59:00

Imzot Angelo Massafra: Krishti Ngjallur na ofron jetën e vërtetë


Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv i kryedioqezës metropolite Shkodër-Pult dhe President i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, në mesazhin e Pashkëve i fton besimtarët e qytetarët shqiptarë të heqin dorë nga ato dukuri që nuk përkojnë me mesazhin e Dritës e Dashurisë së Krishtit të Gjall. “Në Shqipëri – thotë imzot Massafra – ende sot ka egoizëm, dhunë, vrasje, vetëvrasje. Shumë njerëz ende jetojnë në mjerime materiale ekonomike dhe morale. Prandaj duhet ta përqafojmë kryqin për t’u rilindur në Krishtin e Ngjallur e për t’a shndërruar jetën tonë në një jetë të vërtetë, me dhe në Krishtin”. Po ta dëgjojmë mesazhin e imzot Angelo Massafrës në mikrofonin e Radio Vatikanit...








All the contents on this site are copyrighted ©.