2015-04-01 14:11:00

Nënshkruhet Konventë fiskale ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Italisë


U nënshkrua sot një Konventë fiskale ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Italisë, hap tjetër përpara drejt transparencës së financave të Vatikanit. Italia është shteti i parë me të cilin Vatikani nënshkruan një marrëveshje për shkëmbimin e informacionit bankar e financiar, siç e kërkojnë standartet ndërkombëtare. Shkëmbimi i informacionit do të përfshijë periudhën, që fillon nga 1 janari 2009. Ndërkaq, Institutet fetare do të paguajnë taksa mbi të ardhurat financiare, duke filluar nga viti 2014. Kjo nuk vlen për punonjësit dhe për pensionistët e Vatikanit.

Gjithashtu, Konventa mundëson plotësimin e detyrimeve fiskale për të gjithë ata persona fizikë apo juridikë, që zhvillojnë veprimtari financiare në Selinë e Shenjtë, por janë rezidentë në Itali.

“Selia e Shenjtë – tha zv.drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Ciro Benedettini – bën kështu një hap tjetër të rëndësishëm drejt transparencës në fushën financiare”.








All the contents on this site are copyrighted ©.