2015-04-01 13:15:00

Françesku kujton Gjon Palin II 10 vjet pas vdekjes


Dhjetë vjet më parë, më 2 prill 2005, në prag të së Dielës së Mëshirës Hyjnore, aq të dashur për të, Gjon Pali II kthehej në shtëpinë e Atit. Papa Françesku e kujtoi këtë përvjetor, i duartrokitur fort nga besimtarët e pranishëm në audiencën e përgjithshme, duke përshëndetur shtegtarët nga Polonia.

“E kujtojmë si Dëshmitar i madh i Krishtit të munduar, të vdekur e të ngjallur e i kërkojmë të ndërmjetësojë për ne, për familjet, për Kishën, që drita e ringjalljes të shndrisë mbi të gjitha terrinat e jetës sonë e të na mbushë përplot me gëzim e paqe”.

Duke iu drejtuar, më pas, të rinjve, të sëmurëve e të sapomartuarve, i nxiti ta kujtojnë kështu Papën Wojtyla:

“Shembulli i tij e dëshmia e tij janë gjithnjë gjallë ndërmjet nesh. Të dashur të rinj, mësohuni t’i bëni ballë jetës me zellin e me entuziazmin e tij; e ju, të dashur të sapomartuar, ta vini gjithnjë Zotin në krye të vendit, që historia e jetës suaj të përbashkët të ketë më shumë dashuri e më shumë lumturi”.








All the contents on this site are copyrighted ©.