2015-03-31 18:29:00

Më 11 prill Papa do të botojë Bulën e shpalljes së Jubileut.


Viti Shenjt i Mëshirës, që do të fillojë më 8 dhjetor, do të shpallet zyrtarisht nga Papa Françesku pasditen e së shtunës, 11 prill, kur, në orën 17.30, do të nisë kremtimi i botimit të Bulës së Shpalljes së Jubileut.

Riti

Riti i botimit, njofton një notë zyrtare, “parashikon leximin e disa fragmenteve të Bulës përballë Portës Shenjte të Bazilikës së Vatikanit”. Më pas Françesku do të kryesojë kremtimin e Lutjeve të para Mbrëmësore të së Dielës së Mëshirës Hyjnore, duke nënvizuar, kështu, në mënyrë të veçantë, se kjo do të jetë tema kryesore e Vitit Shenjt.

Data, kohë  e fryte të shpresuara

Bula e shpalljes së Jubileut, “sidomos në rastet e një Viti Shenjt të jashtëzakonshëm - vijon nota - përveçse tregon kohët, me datat e hapjes e të mbylljes, si dhe format kryesore të zhvillimit, përbën një dokument themelor për të njohur shpirtin me të cilin shpallet, ndjetet e frytet e shpresuara nga Papa, që e shpall për Kishën.

Historia e Bulës

Me rastin e dy Viteve Shenjte të kohëve të fundit, 1933-shit dhe 1938-tës, Bula e shpalljes, saktësohet “u botua me rastin e Solemnitetit të Dëftimit të Zotit. Për Vitin Shenjt të jashtëzakonshëm, edhe zgjedhja e rastit, në të cilin do të botohet Bula, tregon qartë vëmendjen e veçantë të Atit të Shenjtë për temën e  Mëshirës Hyjnore”.

Bula, që  dikur ishte një kapsulë metali, e cila përdorej për të mbrojtur vulën prej dylli të dokumentit të rëndësishëm, në mënyrë që të dëshmonte vërtetësinë, aktualisht tregon vetë dokumentin, “ kështu që sot përdoret për të gjitha dokumentet papnore me rëndësi të posaçme, që mbajnë, ose tradicionalisht, do të duhej të mbanin, vulën e Papës.








All the contents on this site are copyrighted ©.