2015-03-31 13:31:00

Gjergj Gallaro ipeshkëv i ri i Eparkisë së Arbëreshëve në Sicili


Papa Françesku ka emëruar sot Ipeshkëv të ri të Eparkisë së Qytezës së Arbëreshëve të Sicilisë, Imzot Gjergj Demetrio Gallaro, nga kleri i Eparkisë së Newton-it të Greko-Melkitëve në SHBA-së.
Dhespoti (ipeshkvi) ri i Arbëreshëve të Sicilisë, Imzot Gjergj Gallaro,  ka lindur më 16 janar 1948 në Pozzallo të Sicilisë. Studimet teologjike i kreu në Saint John Seminary of Los Angeles, në Kaliforni. Më 1971 shugurohet diakon, një vit më vonë, më 1972 shugurohet meshtar. Pas shërbimit meshtarak që zhvilloi në komunitetet famullitare të Kryedioqezës së Los Angelesit, kreu studimet e larta pranë Institutit Papnor Lindor në Romë dhe pranë Universitetit papnor të Shën Tomës, duke doktoruar në drejtësinë kanonike kishtare lindore  dhe në teologjinë ekumenike.
Më pas shërbeu në famulli të ndryshme kishtare e dha mësim në Eparkinë Melike të Newton, Massachussets, Stamfor, Connecticut e në Kryeparkinë Rutene të Pittsburgh, në Pensilvani. Nga viti 2011 qe emëruar Zëvendës-Drejtor i Shoqërisë të së Drejtës Lindore e nga viti 2013 ishte Këshilltar i Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore. Aktualisht punonte në detyra të ndryshme për çështje kanonike e si  Vikar gjyqësor i Kryeparkisë së Pittsburgh-ut, si profesor i drejtësisë kanonike dhe teologjisë ekumenike pranë Seminarit Bizantin Katolikë të Shën Cirilit e Metodit në Pittsburgh, e si gjykatës i apelit për Kryeparkinë e Philadelphisë së Ukrainëve.
Mbi domethënien që ka emërimi i dhespotit (ipeshkvit) të ri në udhëheqje të eparkisë (dioqezës) së Qytezës së Arbëreshëve të Sicilisë, flasim me historianin arbëresh nga Palermo, prof. Zef Chiaramonte...








All the contents on this site are copyrighted ©.