2015-03-31 13:18:00

Froni i Papës në Bosnjë punohet nga zdrukthëtarë myslimanë


Një zdrukthëtar mysliman është zgjedhur për të punuar fronin, që Papa Françesku do të përdorë në meshën e kremtuar në Sarajevë, gjatë vizitës së tij në Bosnjë, në program për 6 qershor. Lajmin e dha dje televizioni satelitar kurd “Rudaw”, sipas të cilit Kisha Katolike ia ka ngarkuar këtë detyrë Salem e Edin Hajdarovac, babë e bir nga Zavidovici. Familja është e njohur për punimet artistike në dru, përfshirë basorelievët e të tria traditave fetare, të pranishme në vend: katolike, ortodokse dhe myslimane. Realizimi i fronit do të bëhet me fondet e mbledhura nga besimtarët e nëse nuk mjaftojnë, zdrukthëtarët myslimanë do të mbulojnë vetë shpenzimet e tjera.








All the contents on this site are copyrighted ©.