2015-03-29 16:51:00

Papa: ia besoj viktimat Zojës së Bekuar


“Ia besoj ndërmjetësimit të Virgjërës Mari viktimat e aksidentit ajror të së martës së kaluar, ndërmjet të cilave, edhe një grup studentësh gjermanë”. Janë fjalët e Papës, në përfundim të kremtimit të së Dielës së Larit, kryesuar në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Pash dashurinë e Zotit, hape portën!”. Këto, fjalët e fundit të komandantit të Germanwings, sipas kutisë së zezë të avionit, rënë mbi Alpet, drejtuar kolegut të tij, Lubitz, që fajësohet për këtë tragjedi të pashembullt, në prag të festës së madhe të Pashkëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.