2015-03-27 16:37:00

Papa Françesku takohet me presidentin Obama më 23 shtator


Papa Françesku do të takohet me presidentin amerikan, Barak Obama, më 23 shtator. Gjatë vizitës, njofton një komunikatë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti dhe Ati i Shenjtë do të vazhdojnë dialogun, që nisën kur Obama pati ardhur në Vatikan, në mars 2014. Disa nga argumentet: kujdesi për të varfërit, krijimi i mundësive ekonomike për të gjithë, mbrojtja e ambientit, mbrojtja e pakicave fetare dhe promovimi i lirisë së fesë në botë, mikpritja dhe integrimi i emigrantëve dhe i refugjatëve, etj.. Takimi do të realizohet në kuadrin e vizitës së Papës Françesku në SHBA-të.








All the contents on this site are copyrighted ©.