2015-03-25 13:28:00

Thirrje e Papës për punëtorët e Vibo Valentia


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për punëtorët e Vibo Valentia. Ta dëgjojmë:

“I përshëndes me përzemërsi të posaçme punëtorët e Provincës së Vibo Valentia, që po kalojnë një situatë të rëndë ekonomike. Dëshiroj të bashkohem me ndërhyrjet e ipeshkvit të tyre, imzot Luigi Renzo, duke shprehur shqetësimin dhe afërsinë time  lidhur me problemet që i shqetësojnë. Bëj thirrje të mos ketë epërsi logjika e fitimit, por ajo e solidaritetit dhe e drejtësisë! Jo, logjikës së fitimit, po, asaj të solidaritetit e të drejtësië. Në qendër të çdo çështjeje, posaçërisht asaj, që ka të bëjë me punën, duhet vënë gjithnjë njeriu dhe dinjiteti i tij e, prej këndej, të kesh punë, është çështje drejtësie. Është drejtësi, të kesh punë. Kur nuk fitohet buka, humbet dinjiteti! Kjo është drama  e kohës sonë, posaçërisht për të rinjtë të cilët kur nuk kanë punë, nuk kanë as perspektiva për të ardhmen e mund të bien lehtë pre e organizatave kriminale. Ju lutem: të luftojmë për këtë, për drejtësinë e punës. Duhet luftuar për këtë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.