2015-03-22 14:16:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve.Virtytet e veset


 Në ditët e Kreshmëve Kisha bën çmos që secili nga ne ta njohë ligështinë dhe mjerimin e vet, të përpiqet për t’u përmirësuar, të vlerësojë vitytet e t’i kundërvihet veseve, që çojnë në mëkat. E mbi veset mund të fitohet vetëm me lutje e pendesë, mbasi vetëm urata e vazhdueshme dhe pendesa e sinqertë na sigurojnë ndihmën hyjnore, pa të cilën çdo vepër e jona është e kotë e pa fryt. Prandaj Kisha, posaçërisht këto ditë,  na kërkon të jetojmë krishterisht, të ushtrohemi në virtyte, t’u ngjajmë katekumenëve të shekujve të parë të krishterimit që, në këtë kohë, ushtroheshin në virtyte e në vepra të mira, u kundërviheshin veseve e rriteshin në dashurinë e krishterë. Vetëm kështu gjykoheshin të denjë për të marrë Pagëzimin të Shtunën e Madhe. E ne, Kungimin, të Dielën e Ngjalljes.

Rubrika e sotme “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, mbështetur mbi doracakun e Papës Françesku, na kujton pikërisht virtytet e veset:

Katër virtytet themelore

Urtia

Drejtësia

Qëndresa

Vetëpërmbjatja

Shtatë veset themelore

Mendjemadhësia

Koprracia

Flligështia

Inati

Grykësia

Zilia

Përtesa.








All the contents on this site are copyrighted ©.