2015-03-20 12:12:00

Sindona e Torinos do të ekspozohet nga 19 prill deri më 24 qershor


Ekspozimi i ardhshëm i Sindonës, që do të mund të shihet nga publiku në Torino, nga 19 prill deri më 24 qershor, do të paraqitet të mërkurën e ardhshme në Sallën e Shtypit të Vatikanit, në mesditë, menjëherë pas audiencës së përgjithshme të Papës Françesku. Kësaj radhe, ekspozimi i pëlhurës, ku ka mbetur gjurma e trupit të Krishtit, u kushtohet veçanërisht të rinjve, në 200-vjetorin e lindjes së Shën Gjon Boskos, si edhe botës së vuajtjes. 








All the contents on this site are copyrighted ©.