2015-03-19 17:08:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Pesë Urdhërimet e Kishës


Kisha, posaçërisht këto ditë, nga grish të marrim pjesë më shpesh në Meshën Shenjte, të kujtojmë Mundimet e Krishtit, t’i mësojmë të vegjlit në uratë e doktrinë, të dëgjojmë e të ndjekim homelitë, të shfletojmë çdo ditë Ungjillin, për të lexuar së paku një faqe, një porosi, një këshillë, duke vënë kështu në jetë edhe ftesën e Papës. “Ruaje zemrën!” na porosit Françesku, sidomos këto ditë, që na çojnë me shpejtësi drejt Pashkëve. Mos harro se të gjitha kremtimet e porositë e Kishës na prijnë kah pendesa, urata, veprat e mira. Vetëm kështu meritohet mëshira hyjnore e Zotit e sigurohet ndjesa e mëkateve. E pendesa e krishterë nuk kufizohet vetëm në agjërim. Është vetëdije e mjerimit të njeriut, e paaftësisë së tij për çdo vepër hiri. Prej këndej, ftesa për t’i zbatuar Urdhërimet. Shfletojmë sot doracakun, dhuratë e Papës, që na përgatit për udhën tonë kreshmore e ndalemi tek pesë Urdhërimet e Kishës.

Janë:

- Merr pjesë në Meshë çdo të diel e çdo festë të urdhëruar duke u liruar nga punët e veprimtaritë, që mund të të pengojnë t’i shenjtërosh këto ditë!

 - Rrëfeji mëkatet tuaja, duke marrë Sakramentin e Pajtimit së paku një herë në vit!

-  Kungoju, të paktën për Pashkë!

- Mos ha mish  e agjëro në ditët e caktuara nga Kisha!

 - Ndihmoje Kishën, sipas mundësive!

 








All the contents on this site are copyrighted ©.