Universiteti të orientohet kah Zoti, kah Jezusi, nga i cili të rrjedhë forca, idetë, mësimi i kësaj shkolle të lartë. Ky është thelbi i videomesazhit të Papës Françesku dërguar me rastin e përurimit të kishës kryesore të Universitetit Katolik Argjentinas, në Kampusin e Puerto Madero. Kushtuar Zemrës së Krishtit, kisha u përurua dje, 18 mars, me një meshë të kremtuar nga kryeipeshkvi i Buenos Ajresit, kardinali Mario Poli, Kancelar i Madh i institucionit. Ati i Shenjtë u kujton studentëve dhe profesorëve se kisha “nuk është tempull i ndarë nga universiteti”, por është “zemra dhe qendra” e tij, “pjesa më e rëndësishme”.
Përshpirtëria është e domosdoshme për jetën akademike
Kisha e re, sqarojnë nga Argjentina, ka një këmbanore, që shihet nga çdo kënd i Kampusit. Ajo do të kthehet në një lloj “shenjtërore univesitare”, ku çdo ditë, do të kremtohen pesë meshë, së bashku me Orën e Adhurimit, ku mund të marrin pjesë të gjithë.
All the contents on this site are copyrighted ©. |