2015-03-19 18:57:00

Të burgosuit e Poggioreale: Papa do të bëhet zëdhënësi ynë


Ndërmjet çasteve të rëndësishme të vizitës së Papës, të shtunën, në Napoli, do të jetë edhe dreka me të burgosurit e Poggioreale-s. Françeskun do ta presin edhe të burgosur të një instituti tjetër ndëshkimor partenopeas, atij të Secondigliano-s. Në të dyja strukturat numërohen 3 mijë të burgosur. Themelore, ndihma e vullnetarëve të shoqatës “Burg i Gjallë”. Ndërmjet tyre, edhe Ana Maria Esposito, kryetare e shoqatës. E intervistuam:

Përgjigje: - Nga sa dimë, do të jetë një drekë shumë e përkorë, e thjeshtë, sepse koha është e shkurtër; e edhe pse Papa e ka ndër mend t’i përshëndesë të burgosurit një për një. Nuk e di ende mirë nëse do ta bëjë këtë para apo mbas dreke.

Pyetje: - Çfarë presin të burgosurit dhe vullnetarët e burgut të Poggioreale-s e të Secondigliano-s nga kjo vizitë e Atit të Shenjtë?

Përgjigje: - Që zëri i tyre, pavarësisht se zë njerëzish, që u është hequr liria dhe detyrohen të jetojnë në situata të vështira, mund të dalë nga burgu, së bashku me Papën.

Pyetje: - Çfarë frytesh prisni të sjellë vizita e Papës?

Përgjigje: - Më shumë shpresë, në kushte tepër të vështira në të cilat jetojnë të burgosurit, në një vend të mbushur sa më nuk zë. 24 të mbyllur në qeli, pa lëvizur. E mungesa e lëvizjes, e dimë, është nëna e vesit. Gjon Pali II pati ardhur në Poggio Reale. Vite më vonë takova, në burgun e Secondigliano-s, një njeri e, duke folur me të për vizitën e Gjon Palit II, ai më tha: “Papa kaloi para qelisë sime e më shtrëngoi dorën. Në këtë çast ndjeva një shkarkim të çuditshëm. Cikja e dorës së Tij qe si rrymë elektrike, që më zbrazi nga vetvetja e ma mbushi shpirtin me paqe… Nuk jam në gjendje ta tregoj me fjalë, atë që provova në atë çast… Kështu më tha, e shtoi: “Jam i sigurt se kur të dal, nuk do të rikthehem kurrë më këtu. Do të kujtoj atë dorë, që më dha  gjithë atë forcë, gjithë atë shpresë. E ajo do të ma ndalojë gjithnjë hapin, kur të jem në rrezik..."

 








All the contents on this site are copyrighted ©.