2015-03-19 09:58:00

Papa Françesku shkon në OKB më 25 shtator


Papa Françesku do të shkojë në Pallatin e Qelqit në Nju Jork, më 25 shtatorin e ardhshëm, gjatë udhëtimit të tij në SHBA-të. Do të jetë rast i veçantë për të festuar 70-vjetorin e Kombeve të Bashkuara. Lajmi u konfirmua dje nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i cili ndodhet në Romë. “Shpresoj që vizita e Papës – tha ai – ta frymëzojë bashkësinë ndërkombëtare për të dyfishuar përpjekjet në mbrojtje të dinjitetit njerëzor e të drejtësisë shoqërore, të tolerancës e të mirëkuptimit të ndërsjellë mes gjithë popujve të botës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.