2015-03-19 16:48:00

Papa Françesku uron ditën e emrit Papës Jozef Ratzinger


Dy Papët shkëmbejnë urimet: Ati Shenjtë Bergoglio uron ditën e emrit Atit të Shenjtë Jozef Ratzinger. E Papa i nderit Benedikti XVI uron Atin e Shenjtë Françeskun për dy vjetorin e fillimit të Papnisë.

Kështu, rreth mesdite, Papa Françesku i ka telefonuar, Atit të Shenjtë Jozef Ratzinger për t’i uruar sot ditën e emrit të tij, në festën e Shën Jozefit. Ndërsa Papa i nderit Benedikti XVI i uroi Papa Françeskut dy vjetorin e fillimit të Papnisë së tij, që bie pikërisht sot, gjithnjë në festën e Shën Jozefit. Kështu njoftoi zëvendësdrejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Ciro Benedettini.








All the contents on this site are copyrighted ©.