2015-03-19 14:03:00

Papa dënon ashpër atentatin e Tunizisë


Ngushëllimet e Papa Françeskut për Tunizinë: atentati akt kundër paqes dhe jetës. Ati i Shenjtë Papa Françesku i dërgon një telegram ngushëllimi kryeipeshkvit të Tunisit, imzot Ilario Antoniazzi, për viktimat e atentatit të djeshëm në Muzeun Bardo.  Ati i Shenjtë dënon ashpër të gjitha aktet kundër paqes dhe shenjtërisë së jetës njerëzore, në tekstin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin. Papa bashkohet në lutje me familjet e goditura nga kjo mizori dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë dramë, duke i kërkuar Hyjit t’i pranojë të vdekurit në paqen e Tij e të ngushëllojë ata, që vuajnë nga kjo dhimbje e hatshme, që i përket gjithë popullit tunizin.








All the contents on this site are copyrighted ©.