2015-03-18 19:07:00

Terrorizëm në Tuniz. Vriten disa turistë


19 të vdekur, 17 nga të cilët turistë, e dy terroristë. I papërcaktuar, numri i të plagosurve. Ky, bilanci i sulmit mbi Muzeun Bardo të Tunizit, me autorë, sipas burimeve të shtypit,  terroristë të Shtetit të vetëshpallur Islamik.

Sulmi nisi paradite vonë, kur terroristët, një grup prej 4-5 burrash, me uniforma të ushtrisë, hapën zjarr kundër një autobusi, parkuar para Muzeut Bardo, jo larg parlamentit: tetë, të vdekurit, nga të cilët, shtatë të huaj. Menjëherë pas, sulmi kundër muzeut, me dhjetra turistë të marrë peng. Dy orë më vonë, ndërhyrja e forcave speciale që përfundoi me vrasjen e dy terroristëve, arrestimin e një të treti e lirimim e pengjeve.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.