2015-03-18 13:40:00

Së shpejti shenjtorë, prindërit e shën Terezës së Lisieux


Nëna dhe babai i shën Terezës së Lisieux do të shpallen shenjtorë së shpejti. Sot, Papa Françesku priti prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Angelo Amato, duke e autorizuar dikasterin të publikojë dekretin, që u njeh një mrekulli prindërve të shën Terezës së Lisieux, të Lumëve Louis Martin dhe Zélie Guérin. Kujtojmë se të dy janë shpallur të Lum më 19 tetor 2008 në Lisieux.

Ishin "prindërit e saj të pashoq"

         Gjatë kremtimit të meshës së luminimit të dy bashkëshortëve Martin, postulatori i çështjes, atë Antonio Sangalli, i pati paraqitur kështu: “Nuk do të kishim një shën Terezë të Jezusit Fëmijë, pa këta prindër. U transmetuan fenë fëmijëve, i edukuan me angazhimin për mision, për lutje, për jetën e bazuar mbi Sakramentet. Është vërtet e admirueshme, feja e këtyre dy prindërve, dashuria që patën për Kishën, bindja e tyre ndaj doktrinës dhe normave të Kishës. Vetë shën Tereza flet për nënën e babain, duke i quajtur ‘prindërit e saj të pashoq’”.

Shtatë të Lumë të tjerë

         Me të njëjtin dekret, nënshkruar sot nga Papa, njihen virtytet heroike të meshtarit napolitan, Francesco Gattola (1822-1899), ato të jezuitit Pietro Barbaric nga Bosnjë- Hercegovina (1874-1897), të murgeshës irlandeze Maria Aikenhead
(1787-1858), themeluese e Motrave të Bamirësisë së Irlandës, të italianes Elisabetta Baldo, themeluese e Shtëpisë së Përvuajtur të Shën Jozefit(1862-1926), të murgeshës polake Edwige Jaroszewska (1900-1937), të motrës spanjolle Giovanna Vazquez
Gutierrez (1481-1534), si edhe virtytet herorike të fokolarines italiane Maria Orsola Bussone (1954-1970).








All the contents on this site are copyrighted ©.