2015-03-18 16:43:00

Fondi i Vatikanit për viktimat e Ebolës


Po merr formë fondi kundër virusit Ebola, me të cilin Selia e Shentjë ka ndër mend të konkretizojë ndihmën për Kishat Katolike në Guine, Liberi e Sierra Leone, vendet më të goditura nga epidemia. Fondi në fjalë do të përdoret për të mbështetur   vaprimtarinë e tyre kundër krizës, shkaktuar nga virusi. U caktua shuma e parë prej 500 mijë eurosh, së cilës do t’i shtohen kontributet financiare të bamirësve dhe të gjithë atyre, që dëshirojnë të japin ndihmesën e tyre, derisa të arrihet shuma prej 3 milionë eurosh. Impenjimi i mbledhjes së ndihmave iu besua  Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen, që kryesohet nga kardinali Turkson.

Dëshironi edhe ju të jepni ndihmesën tuaj në luftën kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, që gati–gati na trokiti në portë? Të gjithë mund të ndihmojnë, sipas mundësive. Sadopak, do të jetë një pikë ujë më tepër, në  oqeanin e kësaj shume, për dobi të këtyre vendeve të vuajtura, ku banojnë  të afërmit tanë të largët.








All the contents on this site are copyrighted ©.