2015-03-17 10:55:00

Papa takon delegacionin e Amerikës Latine për doktrinën shoqërore të Kishës


Papa Françesku priti dje në audiencë në Vatikan delegacionin e komisionit koordinues të Rrjetit të Amerikës Latine e të Karaibeve për doktrinën shoqërore të Kishës (Redlapsi). Takimi u mbajt në bibliotekën private të Pallatit apostolik në Vatikan. Delegacioni përbëhej prej gjashtë personave, njofton l’Osservatore Romano, përbëhej nga presidenti, Rosana Mazini nga Brazili; nga arkatari, Victor Chavez nga Meksiko; nga sekretaria Roxana Esqueff nga Uruguai, Eduardo Ramos nga Hondurasi, Roberto Sandoval, nga Kili, e nga jezuiti argjentinas Juan Carlos Scannone, shkrimtar i revistës së njohur Civiltà Cattolica. 








All the contents on this site are copyrighted ©.