2015-03-17 10:31:00

Dom Prek Ndrevashaj: KUR ÇERDHJA E SHQIPEVET


Kur çerdhja e Shqipevet u mbush me gjak

 e zogjt e tyne i plandosi mizori

n'mjerim, edhe vetë dielli atëbotë u pak!

 

 Shqipet tona ateherë flutruene,

male e dete ato kaluene,

Fé dhe Flamur ktu na i prune.

 

Llagemat kanë qellue Faltoret tona.

Janë permbyzë gjoksa, tempuj te Perendisë.

Ra muzgu. N’ Kodër Shéjt mejti kumbona.

 

Shqipet tona atëherë flutruene,

male e dete ato kaluene,

Fé dhe Flamur  ktu na i prune.

Kiza e pergjakun iau kalon te tanavet...

mbi Flamur tonë... e mbi çdo krye njeriut

që kemin nuk dishron t' ua truej tiranavet.

 

Shqipet tona atëherë flutruene,

male e dete ato kaluene,

Fé dhe Flamur ktu na i prune.

 

Çmendje ma të madhe se me u kapë me Zotin

s'ka. Dyerët e shpirtit ti mbyllën tiranat,

o popull! S' gjindet kush me ta shi lotin.

 

Shqipet tona fluturojnë,

male e dete ato kalojnë

fé dhe Flamir na i kallxojnë.

 

Të ndritun janë Burrat nëpër kambësi t'hueja

që shkruen per Shqipe plot nderime e lavde.

Sot Bota bindet per shembtime tueja!

 

Shqipet tona por flutrojnë,

male e dete ato kalojnë,

Fë dhe Flamur na i kalloxjnë.

 

Tuhatëshem si trincakët nga rribët e motit,

o Bijt e Shqipevet, kerkoni botën.

Ruenje Flamurin e Dashtninë e Zotit!

 

Shqipet tona do t'flutrojnë,

male e dete do të kalojnë,

Fé dhe Flamur do t'naltojnë.

Dom Prenk NDREVASHAJ

Nga Buletini Katolik Shqiptar Vol X 1989








All the contents on this site are copyrighted ©.