2015-03-16 09:50:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Shtatë dhuratat e Shpirtit Shenjt


Në rubrikën “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, pasi shtjelluam domethënien e 7 Sakramenteve, nga ai i Pagëzimit, tek i Martesës, ndalemi sot përsëri tek numri shtatë: shtatë dhuratat, që na bëjnë të aftë të dëgjojmë çfarë i thotë Shpirti Kishës, për t’i përballuar si duhet e për t’iu përgjigjur sa më mirë situatave të reja, problemeve shoqërore e personale. Jo duke ndjekur vetveten, por këshillat e Shpirtit Shenjt që, për t’i bërë ballë botës, na pajis me shtatë dhurata.

Doracaku i Papës për udhën tonë kreshmore, ndalet sot pikërisht tek këto Shtatë dhurata, që pasohen edhe nga shatë fryte.

 Janë:

Dija, që përsos arsyen, duke e ndihmuar njeriun të japë gjykimin për të vërtetën;

Kuptimi, që ndihmon në kapjen e së vërtetës;

Këshilla,  apo gjykimi i drejtë, që të gatit për të dhënë përgjigje të matura;

Forca, që e mbështet njeriun të bëjë mirë, ta përballojë të keqen e t’i kapërcejë me guxim  vështirësitë e jetës;

Shqisja, që mpreh aftësinë shqisore të njeriut, për të njohur të vërtetën;

Përshpirtëria, frymëzim për të  adhuruar Hyjin Atë;

Frika e Tënzot, druajtje bijnore, frikë e fëmijës, që dridhet kur mendon se mund ta

fyejë atin, jo frikë skllavi, në pritje të ndëshkimit, kur gabon.








All the contents on this site are copyrighted ©.