2015-03-16 17:15:00

Shqipëri, Nishani: Të shembim bunkerët e krimit dhe korrupsionit


“25 vite më parë shembëm bunkerët e komunizmit, ndërsa sot duhet të shembim bunkerët e krimit e korrupsionit dhe të ndërtojmë shtetin ligjor. Krimi dhe korrupsioni nuk duhet të gjejnë vend në shoqërinë tonë. Kërkoj me forcë që e gjithë klasa politike të largojë pa ekuivok individët e përfshirë në krim”. Kështu pohon mes tjerash në një deklaratë  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë konferencës “24 vjet partneritet strategjik Shqipëri-SHBA”, mbajtur me rastin e përvjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Shqipërisë Bujar Nishani iu drejtua edhe sistemit të drejtësisë me thirrje që “të mos bjerë pre e presioneve të këtyre individëve, por të zbatojë me përpikmeri ligjin”. “Ne nuk duhet ta ndëshkojmë demokracinë, por ta ndihmojmë të rritet sipas modelit perëndimor”, theksoi Presidenti Nishani.








All the contents on this site are copyrighted ©.