2015-03-16 17:21:00

Patriarku Sako për të krishterët: ligj kundër nxitësve të dhunës


Në Irakun e përgjakur nga konfliktet sektare dhe pjesërisht të rënë në duart e xhihadistëve të Isis-it, duhet miratuar një ligj kundër predikatarëve fetarë, që nxisin dhunën, duke vënë në rrezik bashkëjetesën paqësore. Patriarku i Babilonisë së Kaldeasve, Louis Raphael I Sako, e shkroi qartë, me këto fjalë, kërkesën e tij e të Kishës, të cilën e paraqiti në Parlamentin irakian. Primati i Kishës kaldease e ndërthuri peticionin në fjalën, që mbajti dje para deputetëve, në kuadrin e një konference, organizuar nga Komiteti parlamentar për punët fetare, në praninë e kryetarit të Parlamentit, sunitit Salim al-Jabouri. 








All the contents on this site are copyrighted ©.