2015-03-16 14:16:00

Papa takohet me Kapitenët Regjentë të San Marinos


Papa Françesku priti Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos, Giancarlo Terenzi dhe Guerrino Zanotti, të cilët u takuan më pas me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher.

         “Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Salla e Shtypit e Vatikanit – u shpreh kënaqësia e sinqertë për marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së San Marinos, si edhe u nënvizua bashkëpunimi faktik i institucioneve publike me Kishën në fushën shoqërore. Së fundi, u theksua bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së San Marinos në nivelin dypalësh e në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare”.








All the contents on this site are copyrighted ©.