2015-03-16 15:20:00

Pakistan: Dita e lutjes për të krishterët e vrarë


Kohë dhimbjeje dhe lutjeje për Kishën në Pakistan: sot besimtarët katolikë kremtuan një “Ditë të veçantë urate për jetën e pafajshme të martirëve”. Kështu njofton, në një deklaratë të botuar nga agjencia Fides, imzot Sebastian Shaw, kryeipeshkëv i Lahore-s, pas atentatit të dyfishtë të djeshëm, 15 mars, që goditi kishën katolike të Shën Gjonit dhe kishën protestante në periferi të Lahore-s, duke shkaktuar 15 të vdekur e mase 80 të plagosur.

Kryeipeshkvi katolikë pakistanez njofton se shkollat dhe institutet katolike sot janë të mbyllura për t’i përkujtuar viktimat e pafajshme, duke i quajtur “martirë” të gjithë ata që dhanë jetën në atentate për t’i shpëtuar mijëra persona tjerë”, që gjendeshin në brendësi të Kishave, ku merrnin pjesë në kremtimet liturgjike. “Gjaku i tyre nuk është derdhur kot e do t’u sjellë paqen të gjithë qytetarëve të Pakistanit”. Duke dënuar aktet barbare dhe kërkuar një angazhim më të madh qeverisë në mbrojtje të të krishterëve pakistanezë, izmot Shaw i lutet Zotit që “ paqja e harmonia të mbizotërojnë në Vend” dhe i fton të gjithë qytetarët të “heqin dorë publikisht nga dhuna e terrorizmi”.








All the contents on this site are copyrighted ©.