2015-03-12 17:22:00

Tuzi: Nga Karnevalet, nëpër Kreshmë drejt Pashkëve


 Në zonën e Tuzit e të Malësisë së Malit të Zi nga Karnevalet, nëpër Kreshmë drejt Pashkëve. 

Një shpirt të ri e një zemër të re – këtë me fjalët e Psalmit pendestar ‘Mëshirë’, kërkojnë besimtarët e krishterë gjatë kohës liturgjike e shpirtërore të Kreshmëve, duke iu lutur Hyjit Dashuri: “Na fal, o Zot, se kemi mëkatuar!”. Besimtari, i vetëdijshëm se është mëkatar para Zotit, dëshiron me gjithë vetveten – shpirt, zemër e trup – të përtërihet e të meritojë mëshirën hyjnore, që e ndihmon të bëhet përsëri, një krijesë e re dhe të ketë gëzimin e shpresën në jetë. Ky, me pak fjalë, është kuptimi i ushtrimit të shpirtit e trupit në dhe më Fjalën e Zotit, gjatë kreshmëve, që paraprijnë e përgatisin Pashkët e Ngjalljes së Krishtit.

Kreshmët paraprijnë Pashkët, e karnevalet paraprijnë kohën e Kreshmëve. “Karnevalet - sipas Primo Levit - janë iluzioni i një hijeje, të projektuar nga hiqi”, sipas Atë Pashko Gojçaj "janë çlirim nga hiqi e lidhje me Dikë (Zotin)". Karnevalet pra zhvillohen në shumë vise të botës, këndej edhe në zonën e Tuzit e të Malësisë së Malit të Zi, i ndihmojnë besimtarët e këtyre trevave shqiptare të hyjnë në përgatitjen e tyre shpirtërore për Pashkë, për çka në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Atë Pashko Gojçaj, famullitar i bashkësisë kishtare të Tuzit, Vikar i Përgjithshëm i kryedioqezës së Tivarit e drejtor i Karitasit dioqezan. Ta dëgjojmë bisedën e dom David Gjugjës me françeskani shqiptar Atë Pashko Gojçaj....








All the contents on this site are copyrighted ©.