2015-03-11 14:48:00

SHBA: ndihmë e Kalorësve të Kolombos për Kishën e Ukrainës


Kalorësit e Kolombos kanë caktuar 400 mijë dollarë për viktimat e luftës në Ukrainë, në përgjigje të thirrjes për ndihmë të ipeshkvijve vendas. Ata i kanë dhënë 200 mijë dollarë kreut të Kishës greko-katolike, imzot Sviatoslav Shevchuk dhe po aq, kreut të Kishës së ritit latin, imzot Mieczyslaw Mokrzycki. Fondet do të përdoren për më nevojtarët, sidomos për të furnizuar me ushqim dhe ndihma fëmijët pa shtëpi e ata pa prindër, si edhe të shpërngulurit e shumtë nga Kievi. Që nga muaji i marsit 2014, brenda Ukrainës janë zhvendosur mëse 1 milion njerëz. Prej tyre, 140 mijë janë fëmijë. Siç sqaroi imzot Shevchuk kur ishte në Romë, para pak kohësh, shumë civilë janë të traumatizuar nga lufta e paraqesin simptoma të rënda.








All the contents on this site are copyrighted ©.