2015-03-11 18:58:00

Kard. Parolin: Papa diplomati më i mirë i Selisë së Shenjtë


“Papa është diplomati më i mirë i Selisë së Shenjtë”. Kështu tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, duke përgjigjur në pyetje të studentëve gjatë Dies Academicus të Univeristetit Papnor Gregoriana, kushtuar temës “Paqja: dhuratë e Zotit, përgjegjësia njerëzore, angazhimi krishterë”. Në fushën e diplomacisë së Vatikanit, tha kardinali, “Papa Françesku ka rolin e protagonistit të veçantë, nismat lindin nga ai dhe nga marrëdhëniet e tij me krerët e Shteteve e të qeverive”.

Kardinali Parolin kujtoi se “Papa ka dhënë tri udhëzime kryesore për diplomacinë vatikanase: ndërtimin urave, punën kundër varfërisë dhe ndërtimin e paqes. Linjat themelore të diplomacisë së Selisë së Shenjtë prandaj i referohen elementeve që i tregoi ai personalisht”. E duke bërë shaka tha se " Papa Bergoglio është kaq “aktiv në këtë fushë sa që nuk i le më hapësirë Sekretarisë së Shtetit”.

Gjithnjë duke folur për punën e diplomacisë papnore, kardinali Parolin vuri theksin mbi “misionin fetar të Kishës” dhe mbi faktin që “është pikërisht ky që e nxit promovimin paqësor të bashkëjetesës ndërmjet popujve dhe fakti që çdo qenie njerëzore duhet t’i njihet dinjiteti si bir i Zotit”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.