2015-03-11 19:19:00

Parolin, luftërat e indiferenca e bashkësisë ndërkombëtare


Sekretari i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin, mendon se ekziston “një lloj indiference” e bashkësisë ndërkombëtare ndaj konflikteve që po zhvillohen. Për shembull “konflikti në Siri që vazhdon të jetë shkatërrimtar nuk tërheq më vëmendjen që tërhiqte në një moment fillestar”. E rreziku është që këto situata të “gangrenizohen e vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje”. “Duhet të jemi vazhdimisht të vëmendshëm, të jemi vigjilentë  - shtoi kardinali Parolin – e të propozojmë pareshtur nisma që mund të ndihmojnë, duke ditur se shumë prej tyre pastaj nuk ia arrijnë qëllimeve për çka janë menduar e organizuar”.

“Mjerisht po mësohemi me këto gjëra siç janë konfliktet”. E ky është rreziku më i madh “, pohoi kardinali Parolin gjatë bisedës me gazetarë në përfundim të ndërhyrjes së tij në Dies Academicus të Universitetit Papnor Gregoriana mbi temën: “Paqja: dhuratë e Zotit, përgjegjësia njerëzore, angazhimi krishterë”.

“Rreziqet për paqen e kërcënimet ndaj sigurisë na imponojnë kërkimin e mëtejshëm të mjeteve e mënyrave të veprimit, së paku për t’i bërë ballë situatave e skenarëve ndërkombëtar që kanë ndryshuar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.