2015-03-10 11:04:00

Ju kumtojmë lajmin e mirë: leximi Ungjillit të Markut 9,14 -29


Me rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë lajmin e mirë”, me priftin shqiptar, dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu 9,14 -29.

Leximi i kësaj pjese të Ungjillit të Markut na sjell në thelbin e njërit prej argumenteve të Besëlidhjes së Re, që ndoshta më së shumti reflektohet në shoqërinë moderne, atë të marrëdhënies ndërmjet fesë e mosbesimit.  Një babai i dëshpëruar nga sëmundja e djalit kërkon të ndihmohet, përkundra “mosbesimit” të tij: është një britmë tejet njerëzore e çdonjërit prej nesh kur gjendet në ndonjë vështirësi të skajshme...Ky prind e di që ka pak fe, e megjithatë kërkon, lutë. Kjo skenë na jep rastin për të arsyetuar së bashku me dom Marjan Palokën rreth asaj çka është feja dhe sa është i rëndësishëm fakti të mos e konsiderojmë vetveten më të mirë se të tjerët në virtyte. Po më tepër mbi zhvillimin e tregimit ungjillor, të dëgjojmë komentin e dom Marjan Palokës..........








All the contents on this site are copyrighted ©.