2015-03-09 15:53:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Krezmimi


Në emisionin e kaluar të rubrikës “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, nisëm të flasim për 7 Sakramentet, duke filluar nga ai i Pagëzimit. Pas Pagëzimit, libreci ndihmës i Françeskut për udhën tonë kreshmore, na njeh me Sakramentin e  Krezmimit. Kujtojmë se kush dëshiron ta marrë Krezmimin, duhet të jetë në hir të Zotit, t’i njohë mshehtësitë dhe mësimet kryesore të fesë e ta marrë këtë sakrament me përshpirtëri:

Shfletojmë doracakun e lexojmë shpjegimin:

“Krezmimi është Sakrament, permes të cilit dikohet Shpirtit Shenjt, ashtu si iu dikua apostujve ditën e Rrëshajëve. Ky dikim të bën të krishterë të përsosur dhe ushtar të Jezu Krishtit, të vë një vulë të pashlyeshme, ta thellon hirin e marrë në gurrën e Pagëzimit, të rrënjos më thellë në bijësinë hyjnore, të bashkon më fort me Krishtin e Kishën e tij; të jep një fuqi të posaçme për ta dëshmuar fenë e krishterë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.