2015-03-09 13:51:00

Papa Françesku priti mbretin dhe mbretëreshën e Belgjikës


Papa Françesku priti në Pallatin Apostolik të Vatikanit, familjen mbretërore të Belgjikës, mbretin Philippe dhe mbretëreshën Mathilde, të cilët më pas u takuan me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher.

         “Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – u vunë në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet Belgjikës e Vatikanit. Më pas, u fol për çështje me interes të përbashkët, si kohezioni shoqëror, edukimi i të rinjve, fenomeni i emigracionit dhe rëndësia e dialogut ndërkulturor e ndërfetar. U diskutua edhe për disa problematika me karakter ndërkombëtar, duke iu referuar veçanërisht perespektivave të ardhshme të Kontinentit Evropian”.








All the contents on this site are copyrighted ©.