Kardinali Jean-LouisTauran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, bëri sot betimin në Kapelën Urbani VIII si Kameleng i ri i Kishës së Shenjtë Romake. Me këtë rast Papa Françesku kryesoi liturgjinë e shkurtër, duke lexuar tekstet e parashikuara, por pa mbajtur ndonjë fjalim. Kardinali Tauran, pasi lexoi tekstin e betimit, shqiptoi pak fjalë falënderimi.
Kujtojmë se kamerlengu është kardinali që kryeson Dhomën Apostolike dhe ka për detyrë të ruajë e të mbarështojë pasuritë dhe të drejtat të Selisë së Shenjtë gjatë selisë vakante. Kardinali Tauran, që e mori këtë emërim më 20 dhjetorin e kaluar, zë vendin e kardinalit Tarcisio Bertone.
All the contents on this site are copyrighted ©. |