2015-03-06 18:05:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Shpresa


Sot, në rubrikën “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, pjesa II e Doracakut, dhuratë e Françeskut për udhën tonë kreshmore, titulluar Feja e Kishës, ndalemi tek virtyti teologal i shpresës. Virtyti i shpresës – ndoshta më pak i njohur se ai i fesë dhe i dashurisë – nuk duhet ngatërruar kurrë me optimizmin njerëzor, i cili është qëndrim, që varet nga humori i përditshëm. Për të krishterin, shpresa është Jezusi vetë, është forca e Tij për ta çliruar njeriun e për ta ndihmuar ta rifillojë jetën nga e para.  Shpresa e krishterë i kapërcen kufijtë e optimizmit, na kujton Papa, e Shën Pali, në Letrën drejtuar Kolosianëve, thekson: “Krishti është ndër ju shpresa e lumnisë”. Shpresa nuk është optimizëm. Shpresa është dhuratë, na e jep Shpirti Shenjt .

Lexojmë në doracak:

“Shpresa është virtyti teologal, përmes të cilit ne e dëshirojmë dhe e presim nga Hyji jetën e  amshuar, si lumturia jonë, me besim të plotë në premtimet e Krishtit e duke u mbështetur në ndihmën e hirit të Shpirtit Shenjt, për ta merituar e për të ngulmuar, deri në fund të jetës tokësore”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.