2015-03-06 14:35:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Feja


Po kujtojmë sot, në rubrikën “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, pjesa II e Doracakut, titulluar Feja e Kishës, dhuratë e Françeskut për udhën tonë kreshmore, tre virtytet teologale: “Feja, Shpresa, Dashuria”.

Virtyti i parë, pra është feja. E pikërisht fesë ia kushtoi Françesku Enciklikën e tij të parë. Një pjesë e saj ishte shkruar nga Benedikti XVI, që me këtë qarkore, në përkim me vitin e fesë, kishte ndër mend të plotësonte triptikun mbi virtytet teologale të fesë, shpresës dhe dashurisë, për të hedhur dritë në epokën tonë. E kjo, sepse, me gjithë përpjekjet e epokës moderne për të ndriçuar ekzistencën me anë të arsyes, është parë se përmasa të tëra të saj mbeten të paarrira nga kjo dritë. Feja, pra, nuk lind atje ku fillon errësira. Është dritë në vetvete. Njeriu nuk mund të jetë burimi i kësaj drite. Ajo vjen prej Hyjit, prandaj drita e fesë ndizet në takimin me Hyjin, i cili, duke na zbuluar dashurinë e tij, na e shndërron jetën dhe na jep “sy të rinj”.

Lexojmë në doracakun e Papës:

“Feja është virtyti teologal, përmes të cilit besojmë Zotin e gjithë çka na ka zbuluar e që Kisha na propozon të besojmë, sepse Zoti është vetë e Vërteta. Me fenë njeriu lëshohet në krahët e Hyjit plotësisht e me liri të plotë. Prandaj ai që beson, përpiqet ta njohë e ta bëjë vullnetin e Zotit, sepse “feja vepron përmes dashurisë” (Gal 5,6).








All the contents on this site are copyrighted ©.