2015-03-06 16:09:00

Papa përsëri në periferi, të diel Mesha në Tor Bella Monaca


Pas Meshës kremtuar në fillim të shkurtit në famullinë romake të Shën Mëhillit Kryeengjëll në lagjen e Pietralatës, me një vizitë jashtë programi në kampin e emigrantëve, Papa Françesku vijon të vizitojë periferinë romake. Të dielën pasdite, 8 mars, do ta kremtojë Meshën në famullinë e Nënës së Shëlbuesit, në Tor Bella Monaca, në lindje të kryeqytetit italian.

Pritet të arrijë në orën 15.45 pranë qendrës shën Giovanna Antida, vendlindje e famullisë. Këtu do të takohet me të sëmurët e handikapatët. Pastaj do të shkojë në mjediset e famullisë, ku do të bisedojë me fëmijë, të rinj, familje dhe do të rrëfejë tre besimtarë. Rreth orës 18.00 do të kremtojë Meshën, që  do të mund të ndiqet edhe në sheshin para kishës, përmes dy ekraneve të mëdha. Rreth Papës, në bashkëkremtim, veç kardinalit Vallini, ipeshkvit Giuseppe Marciante, ndihmës për sektorin lindor dhe meshtarëve të famullisë, do të jenë edhe famullitarët e 12 famullive, që përbëjnë Prefekturën XVII, ku përfshihet famullia e Shën Marisë, Nënë e Shëlbuesit.








All the contents on this site are copyrighted ©.